• Misioni

    Shkolla “Britannica-ELT” është institucion i akredituar  me dy qendra që ofron kurse të gjuhës angleze, gjermane, italiane, kroate, frenge dhe turke.

    Misioni ynë është t’i zhvillojmë shkathtësitë akademike të studentëve në të lexuar, të shkruar dhe në të folur dhe t’i inkurajojmë ata të bëhen sa më të suksesshëm duke i përdorur këto shkathtësi në jetën e tyre profesionale, në karrierat e tyre të ardhshme, për t’i bërë konkurentë potencial dhe shumë serioz të një tregu shumë konkurrues të botës bashkëkohore të punës.

    Aspirata jonë është që të jemi ofrues udhëheqës dhe të besuar të shërbimeve të mësuarit të anglishtes dhe gjuhëve tjera te huaja si dhe aftësive të komunikimit dhe për t’u angazhuar në hulumtime të cilat lehtësojnë Vlerat Bazë të nxënies së dijes.

    Lexo më shumë
  • Kurset

    Kurset e gjuhëve të huaja të cilat i ofron Britannica–ELT i përgjigjen nevojave dhe  objektivave të studentëve duke iu ofruar mësimdhënie nga profesorë me shumë eksperiencë,  të cilët i bindin me punën dhe progresin  që studentët e bëjnë se këto kurse të cilat ata i ndjekin janë të rëndësisë së lartë dhe i përgjigjen nevojave dhe qëllimeve të  tyre.

    Secili nivel ka sillabusin e vet i cili është fleksibil  dhe mirë i planifikuar, dhe ofron kornizë të fortë në mësimdhënie. Kërkesat e studentëve për ndonjë fushë në veçanti merren parasysh nga stafi dhe vendosen në sillabus.

    Shiko kurset
  • Aktivitetet

    Gjatë vitit shkollor qeveria e shkollës në bashkëpunim me menaxhmentin organizon shumë aktivitete jashtë mësimore të cilat përqendrohen në vlera akademike dhe krijim te shoqërive të reja, më shumë se çdo gjë tjetër aktivitetet tona mundohen të promovojnë punën ekipore e cila është shumë e nevojshme për shoqërinë. Aktivitetet tona përveq që sjellin të mira për studentët pjesëmarrës ndikojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe të mendimit kolektiv.

    Përveç mësimdhënies si shtyllë kryesore, Britannica praktikon të organizojë udhëtime në vende të ndryshme të Evropës në mënyrë që t’i ndihmojë studentët ta zhvillojnë ndjenjën e tolerancës dhe njohjen e kulturave dhe zakoneve të ndryshme, duke e ngritur kështu kualitetin e gjuhëve që ua mësojmë, duke shkëmbyer përvojën kulturore, duke u shoqëruar dhe mundësuar komunikimin interaktiv.

    Na kontakto
  • Regjistrimet

    Britannica i mirëpret të gjithë kandidatët që shprehin interesim për te vijuar mësimin tek ne. Për të lehtësuar regjistrimin ju mund të aplikoni online përmes web faqes apo duke na kontaktuar direkt përmes Facebook, Telefonit apo E-mailit.

    Të gjithë studentët që nuk janë të sigurtë se cili nivel është i përshtatshëm për ta, Britannica ofron testim pa pagesë për të gjithë kandidatët e rinjë.

    Regjistrohu tani

Lajme dhe Informacione

Britannica-elt është e dedikuar të ju informojë në kohë.

Artikuj nga shkolla

Të gjithë artikujt janë të punuara nga studentët dhe stafi i Britannica-elt.