Artikuj

Britannica-ELT për fëmijë me nevoja të veçanta.

Britannica-ELT për fëmijë me nevoja të veçanta.

Britannica-ELT  po ashtu i hap dyert për  fëmijë të cilët identifikohen si fëmijë me nevoja të veçanta. Në rastet kur fëmija nuk identifikohet të ketë ndonjë vështirësi në aspektin intelektual, dhe vlerësohet se mund të inkuadrohet në mësimin e gjuhëve të huaja me klasat e rregullta, atëherë një gjë e tillë praktikohet gjithmonë.

Megjithatë, ndonjëherë fëmijët me nevoja të veçanta identifikohen edhe me ndonjë vështirësi të ndonjë lloji më specifik, dhe kjo e ka shtyrë shkollën që të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të mësimdhënësve në ngritjen profesionale si dhe zhvillimin e tyre profesional në këtë drejtim, të kenë mundësi të identifikojnë   me kohë fëmijët me nevoja  të veçanta  si dhe t’iu ofrojnë qasje profesionale  në mësimin e gjuhës angleze.

Me këtë rast , Britannica –ELT  e ka pa te nevojshme  dhe i ka mundësuar 8 (tetë) mësimdhënësve  që të trajnohen dhe të ndjekin trajnimin  Nevojat e Edukimit Special (SEN) me Portofolio, trajnim 12 javor gjejgjësisht 35 orë plus  tetë  orë  për portfolio të vlerësuar, ku te gjithe jane te certifikur , certifikim qe njihet nderkombtarishte.

Nevojat e Edukimit Special (SEN) me Portfolio

Për kë është:

Ky kurs është i dizajnuar për mësimdhënës të gjuhës angleze si lëndë shkollore apo për mësimdhënës që japin mësim përmes një anglishteje mesatare që punojnë në kontekste të mësimnxënies në klasa të rregullta. Është i përshtatshëm si për mësimdhënës të nivelit fillor ashtu edhe për ata të nivelit të shkollave të mesme e jo vetëm për specialist të SEN.

needs 1

Kursi i Ngritjes së Mësimdhënësve në fushën e Nevojave të Edukimit Special ka për qëllim të ofrojë mbështetje për mësimdhënësit në çfarëdo konteksti të arsimit të rregullt ku inkluzioni (gjithëpërfshirja), diversiteti dhe mbështetja për nxënësit me nevoja të veçanta apo të shtuara është e nevojshme. Kursi është I dizajnuar për mësimdhënësit që nuk janë specialist të SEN dhe fokusohet në:

  • Ngritjen e vetëdijes dhe të mirëkuptimit të sfidave të mësimnxënies që mund të vijnë nga një numër I konsiderueshëm I fushave të SEN;
  • Ofrimin e strategjive praktike në klasë që mund t’i mbështesin nxënësit me SEN dhe praktika të mira të mësimnxënies për të gjithë nxënësit.

Kursi është i përpiluar për një audience të cilët nuk e kanë gjuhën angleze si gjuhë amtare por përmbajtja ka për qëllim të jetë informuese dhe sfiduese për mësimdhënësit në cilindo kontekst   duke i përfshirë edhe folësit burimor të anglishtes. Trajnimi ka  përfshire një qasje të gjerë të SEN duke i mbuluar 9 fusha të ndryshme dhe duke u bazuar në modelin social të aftësisë së kufizuar.

Mësimdhënësit e shkollës Britannica-ELT  janë  te vetmit ne Kosovë të trajnuar  dhe të certifikuar ndërkombtarisht të punojnë dhe t’i qasen ne mënyrë profesionale personave  te cilët ballafaqohen me:

  • Disleksia
  • ADHD
  • Dëmtimet në shikim//dëgjim/fizike
  • Vështirësitë sociale, emocionale, në sjellje
  • Autizmi/Asperger
  • Të talentuarit dhe ata me dhunti
  • Ndikimi multikulturor ne vështitresitë në mësimnxënie
  • Dipraksia
  • Gjuha dhe të folurit Vlerësimi inkluziv (i gjithëpërfshirjes)

Kjo qasje është  një indikatorë shumë i rëndësishëm që dëshmon se   Britannica –ELT  do të jetë e hapur për mundësi të barabarta për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta kur  fëmijët e tillë shprehin  interesim të mësojnë  gjuhën angleze apo një gjuhë tjetër të huaj . Mu për këtë arsye shkolla ka hartuar politikat dhe procedurat për fëmijët me nevoja të veçanta.

special needs 2Kurset e gjuhës angleze  të cilat i ofron Britannica–ELT i përgjigjen nevojave dhe  objektivave të studentëve duke iu ofruar mësimdhënie nga profesorë me shumë eksperiencë,  të cilët i bindin me punën dhe progresin  që studentët e bëjnë se këto kurse të cilat ata i ndjekin janë të rëndësisë së lartë dhe i përgjigjen nevojave dhe qëllimeve të  tyre.  Secili nivel ka sillabusin e vet i cili është fleksibil  dhe mirë i planifikuar, dhe ofron kornizë të fortë në mësimdhënie. Kërkesat e studentëve për ndonjë fushë në veçanti merren parasysh nga stafi dhe vendosen në sillabus.

Qëllimi i programeve të ofruara është që studentët të pajisen me njohuri relevante që  u  mundësojnë  atyre  një  kuptueshmëri  brezgjerë  të  teorisë  dhe  të  praktikës . Kjo gjë kompletohet me shumë aktivitete përmes të lexuarit, të shkruarit , të dëgjuarit dhe të folurit. Puna modulare është e bashkangjitur edhe me mundësinë e zgjerimit të fushave të interesit me anë të prezantimeve  dhe me anë të shqyrtimit dhe zhvillimit të një teme speciale sipas përzgjedhjes së studentit për  provimin përfundimtar (vlerësimi sumativ)  ku vlerësohet rrjedhshmëria  e të folurit të gjuhës angleze.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.