Shqip

Gjuhë Shqipe nga A1 në B2.  

Per grupmoshat:

  • 18+ vjeç.  (3 herë ne javë nga 75 minuta)

Kurset prezantojnë të dyja, Shqipen e shkruar dhe të folur. Aftësia në komunikim është qëllimi kryesor nga të gjitha katër shkathtësitë e gjuhës (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit) të cilat praktikohen tërësisht.

Studentët inkurajohen që të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit në gjuhët që mësohen në mënyrë që ata të mund ta përdorin gjuhën me vetëbesim dhe saktësi. Theksi i veçantë është vënë në shqiptim, intonacion, kuptim dhe ndërtim të fjalorit.

Grupet  e vogla (maksimum 12 studentë) sigurojnë mundësi maksimale për pjesëmarrje dhe vëmendje të nevojave individuale. Një mënyrë e gjallë e mësimit, e mbushur me kënaqësi, ofron mundësi unike për nxënësit që t’i qasen gjuhës.

Materialet për ofrimin dhe vlerësimin e nivelit jane: 

  • Libri i studentit me CD e cila ofron materiale shtesë për vazhdimësi të punës së pavarur në shtëpi
  • Libri i punës me CD e cila ofron materiale shtesë për vazhdimësi të punës së pavarur në shtëpi
  • Materiale shtesë për ushtrime të komunikimit dhe shkrimit (flashcards, libra për zhvillimin e shkathtësisë së të kuptuarit gjatë leximit dhe dëgjimit)

 

Dëshiron të regjistrohesh?

Shqip
Informatat e Kursit