Artikuj

Handikos ndihmohet nga Britannica-elt me “Gift Cards”

Handikos ndihmohet nga Britannica-elt me “Gift Cards”

Në vazhdën e shumë aktiviteteve, me 06.11.2015 menaxhmenti i shkollës  Britannica-ELT në Prishtinë, në bashkëpunim me Filantropistët e Kosovës  i bënë një vizitë zyrtare Handikos-it dhe u takuan me drejtorin Afrim Maliqi.

Qëllimi  i takimit ishte integrimi i anëtarëve të shoqatës Handikos në mësimin e gjuhëve të huaja në shkollën Britannica-ELT, si ndihmesë për punësim më të lehtë.

Me këtë rast Britannica-ELT ia dhuroi shoqatës Handikos dhjetë “Gift Cards” për vijimin e mësimit të cilësdo gjuhë të huaj që ofron shkolla “Britannica ELT” në Ulpianë apo Tophane.

Britannica ELT është e dedikuar të vazhdojë përkrahjen per te gjithe personat me aftësi të kufizuara si dhe personat apo fëmijët me nevoja të veçanta.  Me këtë rast , Britannica –ELT  e ka pa të nevojshme  dhe i ka mundësuar 8 (tetë) mësimdhënësve  që të trajnohen dhe të ndjekin trajnimin  Nevojat e Edukimit Special (SEN) me Portofolio, trajnim 12 javor gjejgjësisht 35 orë plus tetë  orë  për portfolio të vlerësuar, ku te gjithe jane të certifikuar , certifikim që njihet ndërkombtarisht. Për më shumë lexo këtu.

Britannica ELT Gift Card

Britannica ELT Gift Card

Britannica dhe Hendikos

Britannica dhe Hendikos

Britannica dhe Hendikos

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.