Për ne

179327_171674582877447_4220879_nBritannica-ELT  është shkollë private e gjuhëve të huaja  me  fokus të veçantë në gjuhën angleze. Shkolla është  themeluar  në vitin 2006 në Prishtinë si institucion i cili angazhohet në mësimdhënie  të gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera evropiane.  Në vitin e parë të themelimit kemi filluar me një kapacitet shumë të vogël si në staf ashtu edhe në hapësire. I tërë stafi përbëhej nga  tre mësimdhënës dhe një zyrtare në administratë gjersa aktive ishin vetëm tri klasa me një numër të konsiderueshëm të studentëve . Që në muajin e dytë është ndjerë nevoja të punësohen edhe dy mësimdhënës . Pas gjysmë vjetorit të parë  shkolla është rritur prej tre klasave në gjashtë  si dhe numri  i mësimdhënësve prej tre në gjashtë dhe vazhdimisht kemi shkuar në rritje .

Në vitin 2006-2007 , shkolla  Britannica-ELT është shndërruar në një shkollë  elitare e cila ka logon, flamurin, moton (ALL ROADS LEAD TO BRITANNICA), himnin dhe qeverinë studentore, e cila është zëri i studentëve. Me kërkesën e East London School, e cila është shkollë prestigjioze në Londër, e akredituar nga British Council dhe Britannica-ELT është  bërë përfaqësuese e saj për Kosovë, Britannica-ELT  është  anëtare e IATEFL, organizatë botërore e mësimdhënësve të gjuhës angleze, KETNET, organizatë vendore,  Anglia network,  rrjet në të cilin bëjnë pjesë shumë shkolla nga vendet e ndryshme evropiane,   dhe me të cilat bëhet një bashkëpunim i ngushtë lidhur me  zhvillimin e kapaciteteve të stafit dhe studentëve.

33Gjatë Vitit Akademik 2014/2015  kemi hapur një qendër të re mësimore në Tophane  e cila është pjesë e Britannica ELT dhe e cila funksionon njëjtë. Kjo është hapur sipas kërkesës së vazhdueshme të prindërve dhe interesimit të studentëve  që ta kenë më afër  këtë qendër. Britannica-ELT ofron programe të avancuara të gjuhëve të huaja në ambient shumë të përshtatshëm mësimor. Pasi që tashmë kemi krijuar emër marke të fuqishme, Britannica-ELT bashkëpunon ngushtë me ekspertë nga e gjithë bota në fushën mësimore në funksion të avancimit të vazhdueshëm të metodologjisë së punës dhe të përzgjedhjes së materialit më të mirë mësimor, duke u përpjekur kështu që ta ruajmë udhëheqjen në programet inovative dhe sfiduese të gjuhëve të huaja.

Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë studentët tanë për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme për t’u marrë me rastet e shumta që i ofrohen dhe të jenë të përgatitur që të ballafaqohen me të ardhmen me vetëbesim.

Britannica-ELT dallon tre grupe të pjesëmarrësve: fëmijët e moshës katër deri në gjashtë vjeç, tinejxherët  dhe të rriturit.

Në mësimin e studentëve të motivuar mirë aplikojmë të dyja metodat, moderne dhe tradicionale, për suksesin e tyre maksimal me Anglishten dhe gjuhët tjera të huaja. Studentët mësojnë në një atmosferë të këndshme. Shumica e studentëve kanë ardhur nëpërmjet rekomandimeve të përcjella nga të tjerët.

Ka një bashkëveprim të fortë në mes të mësimdhënësve dhe studentëve duke rezultuar me shumë konverzacion dhe dëgjim. Mësimdhënësit janë profesionalë në punën e tyre dhe dashamirës ndaj nevojave dhe vështirësive të studentëve.

Të gjithë studentët në Britannica janë të inkurajuar të shfaqin talentet e tyre të shumta, qofshin ato akademike, sportive, afariste ose shoqërore. Ne i japim rëndësi zhvillimit të personit në tërësi, dhe kemi për qëllim që njerëzit tanë të rinj të jenë të shoqërueshëm, të kujdesshëm, bamirës dhe të pavarur. Mësimdhënësit tanë janë plotësisht të kualifikuar dhe me përvojë që me sukses të përkujdesen për pritjet dhe nevojat e studentëve dhe klientëve tanë.

Përmes kësaj faqeje, ju do të fitoni përshtypjen se ajo për çfarë ne besojmë është e shquar dhe unike. Sidoqoftë, asgjë nuk mund ta zëvendësojë vizitën, andaj ne ju ftojmë të vini për të na parë. Presim t’ju takojmë këtu!

  • I was a part of Britannica for 6 years

    It was one of the most beautifull experiences I had, since we learned a lot, travelled a lot, and had a lot of fun during the quizes, tournaments and all the gatherings we did. Everything was organized in details, which is what I loved about the school.

    I was a part of Britannica for 6 years
    Freskida Hasani
  • I really enjoyed the whole time at Britannica School

    It was interesting to meet all the new people and the teachers did a very good job. I also enjoyed the trips. To learn and practice English in such pleasant environment was a great thing. Thanks for the good time

    I really enjoyed the whole time at Britannica School
    Lurni Buqinca
  • Britannica is one of those experiences not everybody has

    It is not just a Foreign Language School, it is more like a second home for every student that came through here. I am happy that I had the chance to meet the most unique teacher, Uncle Eddie, whom besides teaching gave us very valuable advice on how to live our lives. The moments I spent here, will be unforgetable.

    Britannica is one of those experiences not everybody has
    Vesa Goci
  • This year at Britannica has been quite an unforgettable one!

    Not only has it been an educational year but it has also been utterly challenging and most importantly entertaining (what most schools lack of). And most of the credits for this home away from home to all of us go to our teachers, whose never resting spirits keeps us going forward. I think I speak on the behalf of every student of Britannica when I say this year has been very memorable and I’m 100% sure next year is gonna be twice as fun, challenging and exciting.

    This year at Britannica has been quite an unforgettable one!
    Elsa Koshi