Artikuj

Përparësitë e mësimit të gjuhës së huaj në moshë të re

Përparësitë e mësimit të gjuhës së huaj në moshë të re

Mësimi i ndonjë gjuhe te huaj të re në çfarëdo moshe është një përvojë jashtëzakonisht përfituese në shumë mënyra. Përderisa mësimi i gjuhës është një përvojë pasuruese për të gjitha moshat, fëmijët janë ata që përfitojnë më së shumti nga kjo aventurë e mrekullueshme. Krejt thjeshtë, fillimi i hershëm ofron një rreth të gjërë të përfitimeve dhe mundësive të shumta të mundshme .

Fëmijët kuptojnë, me intuitë, se gjuha është diçka që duhet eksploruar, me të cilën duhet luajtur përqark dhe duhet kënaqur. Entuziazmi i tyre është ngjitës dhe efektiv. Shpejtësia me të cilën ata absorbojnë gjuhën e tyre të parë është gati i magjishëm dhe aq i gëzueshëm, për tu parë nga prindërit.  Me rritjen e fëmijëve, të gjithë prindërit mund të vërtetojnë se sa argëtim vazhdojnë të kenë fëmijët e tyre kur këndojnë fjalë të reja të cilat i dëgjojnë e madje kur zbulojnë fjalë të reja, me buzëqeshje të madhe shëndritëse. Gëzimi me të cilin fëmijët eksplorojnë gjuhën e tyre të pare e bëjnë fëmijërinë kohë ideale për gjuhën e dytë – madje edhe kur të gjitha arsyet tjera për një fillim të hershëm nuk ekzistojnë!

Por ekzistojnë shumë arsye tjera, dhe ky shkrimë nuk përmban gjithë numrin dhe laramaninë e përparësive që fillimi i hershëm i mesimit të gjuhës se huaj, mund të ofroj, ekzistojnë disa nga benefitet më të theksuara.

Pikë më të larta në teste

Raportet e numërta kanë dëshmuar se nxënësit të cilët kanë filluar te mesojne nje  gjuhën e huaj ne moshe te re kanë performancë më të mirë se bashkë-moshatarët e tyre një-gjuhësor (mono-gjuhësor) në shumë teste standarde.

Aftësi më të mira dhe më të avancuara lexuese

Dituritë e gjuhës së dytë të nxënësve dy-gjuhësor u jep atyre përparësinë në mësimin për të lexuar. Mundësia e tyre për të aplikuar pikëpamjet e tyre dhe përvojat e një gjuhe në gjuhën tjetër si dhe përvoja e tyre e gjërë gjuhësore u jep atyre shtytje më të madhe. Duke u rritur në moshë, kjo përparësi vazhdon dhe rritet. Plus, të qenit në gjendje të lexosh në dy gjuhë është vetvetiu mjaft mbresëlënëse.

VetebesimiBesim më të madh

Fëmijtë gjithmonë zbulojnë gjëra të reja, por mësimi i gjuhës së re është një përvojë unike përfituese në secilën moshë. Për fëmijtë, ndjenja e përmbushjes e cila vjen me hapat e parë të tyre drejt gjuhës së dytë mund ti nxisë ata drejt një pasioni më të thellë e më të gjërë për mësimin në përgjithësi. Dhe pasi që fëmijët janë në një “dritare të veçantë të mundësive” në të cilin mësimi i gjuhës është intiutiv dhe i natyrshëm, lehtësia dhe kënaqësia e përvojës mund të forcoj besimin e tyre dhe dëshirën e tyre për zbulime të reja.

Tingëllimi i natyrshëm, akcenti pothuajse i gjuhës amnore

Fëmijët gjithmonë bëjnë mimika mbi atë çfarë dëgjojnë dhe janë befasisht të mire në këtë gjë! Ata janë në mënyrë unikate të predisponuar për dallimet e lehta në ton dhe zë. Veshët e tyre senzitiv u ndihmojnë të pikasin dhe të duplikojnë tingujt mashtrues në të cilat shpesh ngecin të rriturit e madje edhe adoleshentët. Për të rriturit që sapo kanë filluar gjuhën e re, kjo vështirësi mund të jetë dekurajuese. Duke filluar heret, fëmijët tuaj mund të flasin lehtësisht dhe me vetëbesim që nga fillimi.

careerMundësitë më të mëdha për kolegje dhe karierë

Kolegjet sot vendosin një vlerë të lartë në dijeninë e më shumë se një gjuhe. Sikurse procesi i pranimit po bëhet gjithnjë e më konkurues përgjatë tërë fazave, njohja e gjuhës së dytë apo tretë shton një dimension të ri në biografinë e aplikuesit. Dhe, sikurse që ekonomia po bëhet gjithnjë e më e globalizuar, vetëm-anglishtja po bëhet gjithmonë e më pak opcion.

Përvetësimi më i madh i gjuhës së parë, përfshirë fjalorin më të madh, më të pasur

Të shumtën e kohës ne përdorim gjuhën tonë të pare duke  mos u përqëndruar në rregullat apo ndërtimin gramatikor. Kjo është perfekt e natyrshme, por përvoja e mësimit të gjuhës së re sjell të kuptuarit më të madh dhe ndoshta gramatikën më të mirë për gjuhën tonë të pare. Duke ditur mënyrën se si funksionon gjuha tjetër na inkurajon që të ekzaminojmë mekanikën e vet gjuhës sonë në mënyrë pozitive. Duke qenë në gjendje që të krahasojmë të dyjat, ne mësojmë më shumë se sa do të kishim mësuar si një-gjuhësor. Sa më shumë që fëmijtë të mësojnë mbi gjuhën e huaj, më shumë kuptojnë mbi gjuhën e tyre. Fëmijtë përdorin atë çka kanë mësuar në njërën gjuhë, për të përforcuar konceptet dhe shprehjet që ata kanë mësuar, në gjuhën tjetër. Ata mund ti fuqizojnë ato çfarë kanë përfituar nël gjuhën e tyre amtare duke i përputhur ato me aventurat e reja, në gjuhën tjetër.

Aktivitet gjithë-familjar

Jeta moderne është e tensionuar; kërkesat e saj janë të shumta dhe shpesh kontradiktore. Mësimi i gjuhës bashkërisht si familje ofron një aktivitet unifikues i cili nuk kërkon nga ju që të vozisni fëmijët tuaj ngadodhe nuk u bën të domosdoshme që të jeni në 10 vende njëkohësisht. Fillimi i këtij procesi heret me fëmijtë tuaj i ofron familjes një aktivitet dhe një përvojë e cila mund të kthehet dhe të rritet përgjatë viteve.

Fëmija juaj dhe familja do të përfitoj – and në këtë mënyrë edhe të tjerët  – nga mësimi i gjuhës së dytë. Ju do të gjeni përdorime të reja dhe madje unike; do të hapen ide dhe mundësi të reja ashtu siç e adaptoni procesin e mësimit të gjuhës nevojave dhe aspiratave tuaja dhe të fëmijës suaj. Të filloni tani do të thotë se dyert e mundësive janë gjërë të hapura!

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.