Artikuj

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta

Pyetja: A është Britannica shkollë e akredituar?
Përgjigje: Po. Britannica-ELT është një ndër shkollat e para të akredituara në Kosovë, e akredituar nga Agjencioni Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)

Pyetja: Çfarë kursesh mbani?
Përgjigje: Anglisht të përgjithshme per te gjitha nivelet duke filluar me  A1,pastaj A2, B1. B2, B2+ C1, C2  , TOEFL, IELTS, SAT, Anglisht biznesore, Italisht, Frëngjisht, Shqip, Gjermanisht, Kroatisht dhe Turqisht dhe Kurse VIP.

Pyetja: Kur mbahen kurset?
Përgjigje: Të Hënën deri të Shtunën / 8:00 deri 22:00.

Pyetja: Sa zgjasin kurset?
Përgjigje: Janë 100-120 orë mësimore përafërsisht  3.5 – 4 muaj për të rriturit, niveli i avancuar 6 muaj, fëmijët dhe të rinjtë 6-10 muaj, varësisht nga programi, nxënësit e moshës më të re kanë 3 orë në javë, të rriturit 6 orë në javë – dy orë akademike në ditë / tri ditë në javë.

Pyetja: Çfarë ka aq speciale rreth Britannica-ELT?
Përgjigje: Për herë të parë në Kosovë ne ofrojmë programet Upper-Advanced Program dhe Advanced Listening and Speaking Program për ata që duan të arrijnë  përsosmërinë e rrjedhshmërisë dhe për ata që e kanë përjetuar aq shumë Britannica-ELT saqë nuk mund të ndahen lehtë nga ajo.

Pyetja: Si duket orari?
Përgjigje: Të rriturit kanë 6 orë mësimi në javë / zakonisht pasdite.

Pyetja: A ka aktivitete tjera?
Përgjigje: Natyrisht, Britannica do të organizojë teatër dhe klub filmik, ku të gjithë të talentuarit do të jenë pjesëmarrës në pjesë teatrale ose filma amator dhe shfaqje muzikore. Këto aktivitete do të realizohen në Anglisht, ku studentëve tanë do t’i jipet rasti t’i avancojë aftësitë e të folurit Anglisht.

Pyetja: A ofroni kurse të përshtatshme për fëmijët?
Përgjigje: Po. Ne kemi kurse të veçanta për të rinjtë dhe po ashtu kurse të veçanta për fëmijët  e moshës 4 deri 6 vjeç.

Pyetja: A janë kurset e përshtatshme për ata që janë plotësisht fillestar?
Përgjigje: Po.

Pyetja: A testohen studentët kur aplikojnë për kurset?
Përgjigje: Studentët  vlerësohen përmes një testi formal dhe ndonjëherë vlerësohen përmes performancës në një klasë. Pastaj atyre iu caktohet grupi për pjesën tjetër të kursit.

Pyetja: A lëshohet certifikata në fund të kursit?
Përgjigje:Certifikata përmban statistikat e pjesëmarrjes, nivelit dhe aftësisë në përqindje. Certifikata “Me Nderime” dhe një dhuratë simbolike u jepet studentëve më të mire. Certifikata shërben si një rekomandim për Universitet dhe vendet e lira të punës, si një aftësi në Anglisht.

Pyetja: Po për udhëtimet?
Përgjigje: Britannica organizon udhëtime në Londër, Romë dhe Paris.  Ne angazhohemi të sigurojmë oferta me çmime të përballueshme si dhe marrjen e vizave. Studentët paguajnë për udhëtimet, të cilat organizohen në muajin mars ose prill. Për më tepër, Britannica organizon edhe pushime dimërore – skijim, duke e pasur në dispozicion instruktorin e skijimit, ku studentët tanë mësojnë skijimin. (Mosha e zgjedhur)

Pyetja: Si mund të regjistrohem për kurs?
Përgjigje: Personalisht, si dhe on-line me ç ‘rast kandidati i nënshtrohet testit i cili e përcakton nivelin e njohjes së gjuhës të cilën synon ta mësojë.

Pyetja: Si dhe kur mund të paguaj?
Përgjigje: Pagesa kryhet në baza mujore në fillim të muajit.

Pyetja: A ka ndonjë surprizë në Britannica-ELT?
Përgjigje: Sigurisht, nuk iu themi lehtë lamtumirë studentëve tanë –  ne jemi të vetmit që organizojmë të ashtuquajturat Horror Night, gjegjësisht Netët e Maturës (pas mbarimit të nivelit Advanced) në lokalet e shkollës, ku përfshihet darka në një natë të gjatë duke treguar tregime të frikshme dhe me plot të qeshura. Për më shumë informata, ejani dhe na vizitoni.

Pyetja: Ka diçka që kam harruar të pyes?
Përgjigje:Sigurisht, ka më shumë, një herë në tre muaj ne organizojmë kuize për grupet e niveleve Upper dhe Advanced ku studentët garojnë mes veti mbi njohuritë e tyre të përgjithshme. Fituesit shpallen në fund të qershorit dhe shpërblehen me dhurata simbolike. Organizojmë edhe turnirë sportive në futboll dhe basketboll.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.