Artikuj

Rëndësia e Gjuhës Angleze në Botën e Sotme

Rëndësia e Gjuhës Angleze në Botën e Sotme

Gjuha është burimi ynë primar i komunikimit. Ajo është një metodë përmes së cilës ne ndajmë idetë dhe mendimet tona me të tjerët. Disa njerëz madje thonë se gjuha është ajo e cila na veçon ne nga kafshët dhe na bën njerëz.

Në këtë botë janë mijëra gjuhë. Shtetet kanë gjuhët e tyre nacionale përveç laramanisë së gjuhëve lokale që fliten dhe kuptohen nga njerëzit e tyre në regjione të ndryshme.

Disa gjuhë fliten nga miliona njerëz, e disa të tjera nga vetëm disa mijëra njerëz.

Përse të mësohet gjuha angleze?

Pa gjuhën e fuqishme angleze, lidhja e kombeve anekënd botës do të ishte disi e pamundur.

GjuhaKomunikimi është jetik në çdo fushë, qoftë kjo biznesi, mjekësia, transporti, teknologjia, tregëtia apo marketingu. Anglishtja është gjuhë e pranuar globalisht dhe e ditur nga të gjithë. Roli i gjuhës angleze për globalizimin e njerëzve në gjithë botën nuk mund të shprehet vetëm me fjalë; ndikimi i kësaj gjuhe zotëruese është I madh dhe i larmishëm për tu definuar.  Nëse keni parasysh biznesin, diplomacinë, apo politikën, duhet të ekzistoj një lidhshmëri mes kombeve. Mirëkuptimi I thellë është shumë i rëndësishëm në secilën fushë. Pa komunikimin e duhur kjo nuk është e mundur, në çfarëdo mënyrë që të jetë. Gjuha të cilën e flisni luan një rol të madh në përcjelljen dhe popullarizimin e aftësive dhe kërkesave tuaja. Rreth 380 milion njerëz e konsiderojnë gjuhën angleze si gjuhë të pare, dy të tretat prej tyre e preferojnë atë  si gjuhë të dytë. Përveq kësaj, biliona njerëz janë në proces të mësimit dhe shumë prej tyre janë të eksponuar ndaj kësaj gjuhe të patundur. Parashikime të ndryshme zbulojnë se  deri në vitin 2050, gjysma e popullatës së botës do të jetë e aftësuar për gjuhën angleze. Andaj është e rëndësishme se sa e fuqishme është gjuha për t’i bashkuar popujt. E lartë apo e ulët, kjo është një gjuhë e pranuar univerzalisht.

Fuqia e gjuhës angleze

Gjuha angleze qëndron jashtë çdo gjuhe tjetër nëse merrni parasysh popullin si tërësi. Njerëzit e dine rëndësinë e saj dhe kjo është arsyeja se pse kjo gjuhë mësohet si gjuhë bazike në çdo shtet. Duke folur ndërkombëtarisht, do të ishte vërtet vështirë të përparosh në këtë botë, pa e ditur anglishten. Kur të flitet për globalizimin, e para gjuhë e cila të vie ndër mend është anglishtja. Që të krijohet një botë e përgjegjshme nga aspekti etik, e barabartë dhe tolerante, gjuha angleze luan një rol kyç. Mund të merrni rast nga secila fushë. Në biznes, transere dhe komunikim me klientë dhe delegate të tjerë, është shumë e rëndësishme të shkembejmë dhe të ndajmë mendimet tona dhe inovacionet. Kështu rritet biznesi. Ngjashëm, është gjithashtu shumë e rëndësishme që të mirëmbahet paqja dhe qetësia mes popujve. Nëse ngritet ndonjë çështje, vetëm përmes bisedimeve paqësore dhe konferencave, mund të diskutohen dhe të zgjidhen problemet. Gjuha angleze është më e mira për ta bërë këtë më të lehtë. Shumë shtete aziatike dhe afrikane e kanë pranuar atë si gjuhë standarde për të komunikuar me njëri-tjetrin. (Belcher. D, 1994). Gjuha ka ndikim të madh në ndarjen e traditave të ndryshme dhe kulturave të popujve të ndryshëm, për përforcimin e njohurive për njohjen më të mire të njëri-tjetrit. Ju mësoni më shumë mbi traditat, kulturat dhe zakonet e popujve të ndryshëm anekënd botës, përmes udhëtimit dhe mësimit. Që të dyja këto të bëhen realitet, është domosdoshmëri një komunikim efektiv. Gjuha angleze fuqizon shumë bashkimin e popujve nga e gjithë bota. Interneti gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës angleze si gjuhë standarde e kuptuar nga të gjithë. Përmes faqeve të ndryshme të rrjeteve sociale njerëzit lidhen me njëri tjetrin nga çdo vend I botës, të shumtën përmes anglishtes. Kjo është për shkak se kjo gjuhë është e pranuar në të gjithë botën. Anglishtja është gjithashtu esenciale për kontrollet e trafikut ajror dhe ekuipazhet e fluturimit. Prekja e kësaj gjuhe të fuqishme është shumë evidente në çdo fushë studimi. Madje edhe në shkencë e hulumtime, gjuha angleze është esenciale.

Anglishtja është Gjuhë Ndërkombëtare e Përbashkët

languageJanë disa faktorë që e bëjnë gjuhën gjuhën angleze esenciale për komunikim në kohën e tanishme. Së pari, është një gjuhë më e përbashkët e huaj. Kjo do të thotë se dy njerëz që vijnë nga dy shtete të ndryshme (për shembull një shqiptarë dhe një suedez) zakonisht e përdorin anglishten si gjuhë të përbashkët për të komunikuar. Kjo është arsyeja se pse të gjithë duhet të mësojnë gjuhën në mënyrë që të ndërveprojnë në nivelin ndërkombëtar. Të folurit e saj do të ju ndihmoj për të komunikuar me njerëzit e shteteve nga gjithë bota, e jo vetëm nga shtetet anglisht-folëse.

Edukimi

Anglishtja është gjithashtu esenciale për fushën e edukimit. Në shumë shtete, fëmijët mësohen dhe inkurajohen për të mësuar anglishten si gjuhë të dytë. Madje edhe në shtetet ku nuk është gjuhë zyrtare, siç janë Holanda apo Suedia, do të gjejmë shumë programe mësimore në shkencë dhe inxhinieri të shkruara në gjuhën angleze. Pasi që është gjuhë dominuese në shkenca, shumica e hulumtimeve dhe studimeve që do të gjeni në fushën e caktuar shkencore do të jenë të shkruara në këtë gjuhë gjithashtu. Në nivelin universitar, studentët në shumë shtete studiojnë gati të gjitha lëndët në gjuhën angleze me qëllim që ta bëjnë materialin më të qasshëm për studentët ndërkombëtar.

Interneti dhe Shtypi

Në Internet, shumica e websajteve janë të shkruara dhe të krijuara në anglisht. Madje edhe faqet në gjuhët tjera iu ofrojnë opsionin për të përkthyer faqen. Është gjuhë primare e shtypit: më shumë gazeta dhe libra janë të shkruara në anglisht se sa në çfarëdo gjuhe tjetër, dhe pavarësisht se ku gjendeni në botë, ju do të gjeni disa nga këto libra dhe gazeta në dispozicion. Në fakt, për arsye se është aq dominante në komunikimin ndërkombëtar, ju do të gjeni më shumë informata për gati çdo lëndë, nëse e flisni këtë gjuhë.

Burimet e bëjnë të lehtë mësimin e anglishtes

Ndonëse shumë mjerëz mendojnë se është shumë e vështirë dhe konfuze, anglishtja në të vërtetë është gjuhë më e lehtë në botë për tu mësuar për shkak se në dispozicion janë një numër i madh burimesh për të. Posa të vendosni se dëshironi ta mësoni, ju ofrohen mijëra burime për këtë në shkolla te ndryshme, Internet dhe bibloteka. Nuk po flas vetëm për lekcione dhe libra të gramatikës. Ju mund të plotësoni materialet tradicionale mësimore me show televizive për fëmijë si dhe dhe libra te ndryshem. Ju sygjeroj qe perpos mesimnxenjes ne shkolla te akredituar per mesidhenje te gjuhes angleze,  të shikoni sa më shumë TV që mundeni, në anglisht me titra anglisht, dhe ju do të absorboni gjuhën angleze biseduese për një kohë të shkurtë.

Udhëtimi dhe biznesi

Me kuptimin e mirë dhe komunikimin në anglisht, ju mund të udhëtoni rreth globit. Pasi që është gjuhë ndërkombëtare për të huaj, është lehtë të gjesh asistencën dhe ndihmën në çdo pjesë të botës. Mund ta testoni gjatë udhëtimit online. Çdo faqe për rezervim të udhëtimit  që mund ta gjeni do të ketë anglishten si opsion për rezervim.

Aftësitë e anglishtes gjithashtu do të ju ndihmojnë për çdo ndërmarrje të biznesit që vendosni të bëni. Nëse vizitoni ndonjë zyrë, kompani, organizatë qeveritare  apo madje kompani , ju do të shihni rëndësinë e anglishtes. Çdo kompani e madhe do të punësoj stafin e tyre professional pasi të konfirmojnë se a janë njerëzit që punësojnë njohës të mirë të anglishtes apo jo. Kompanitë që dojnë të funksionojnë në nivelin ndërkombëtar do të konsiderojnë  stafin e tyre të  arsimuar mirë vetëm nëse ata janë folës, shkrues dhe lexues të mirë të gjuhës angleze.

Gjuha e Hollywood-it

Çdokush e di se Holivudi ndodhet në Shtetet e Bashkuara, dhe se industritë më të mëdha televizive dhe muzikore në botë janë të vendosura aty. Siç e përmenda më sipër, TV dhe filmat janë mënyrë e shkëlqyeshme për të praktikuar anglishten tuaj kur të filloni të mësoni. Për më tepër, njohja e anglishtes ju hap ndaj mijëra filmave, show televizive, dhe lojërave për zbavitjen tuaj. Nëse doni që një ditë të punoni në industrinë e argëtimit, anglishtja është edhe më esenciale.

Ata të cilët ende janë të pa-vetëdijesuar për rëndësinë e anglishtes duhet të fillojnë ta mësojnë atë pasi që do të vie koha kur çdo gjë do të kuptohet, flitet dhe shkruhet në gjuhën angleze. Në shumë mënyra, ajo kohë tanimë ka ardhur. Nisuni, shikoni mediat dhe fitoni idenë mbi gjuhën. Nuk do të zhgënjeheni.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.