
Sa e dijnë Kosovarët gjuhën Angleze?
Për një periudhe prej 7 ditësh më shumë se 5400 nga 7867 persona kanë arritë të përfundojnë testin me sukses ku i kanë plotësuar 60 nga 60 pyetjet.
Testi është i përbërë nga total 60 pyetje ku secila pyetje ka nga 1 pikë. Testi është standard që përdoret nga shkolla të ndryshme për përcaktim të nivelit. Testin mund ta gjeni nga ketu.
Britannica-ELT është shkolla e parë që ka arritë të testojë një numër kaq të madh për një kohë rekord.
Sipas demografisë, testi është targetuar përmes Facebook në një audiencë që përfshinë kryesisht Prishtinën.
Mosha e targetuar për testim është nga 18 vjeç +, ku sipas statistikave më poshtë vërehet një interesim më i madh nga mosha 18-24 vjeç.
Nga të gjithë tentimet për testim kemi një total ku janë plotësuar:
- 217926 pyejte të sakta apo 59.27%
- 149754 pyejte jo të sakta apo 40.73%
Analiza më të detajshme nga rezultatet e testimeve mund te shihni ne infografikun më poshtë:
Sipas statistikave shihet se është një mesatare e mirë ku tregon se niveli i përgjithshëm është B2 apo Upper Intermediate dhe B1+ apo Intermediate. Gjithashtu nga te gjitha statistika vërehet një interesim më i madh nga gjinia femrore se ajo mashkullore si dhe në të gjitha statistikat për një nivel të vogël femrat kanë rezultate më të mira se meshkujt.
Edhe pse niveli i përgjithshëm është mjaft i mirë për biseda të thjeshta ditore ne gjuhën angleze, nëse e analizojmë nivelin Advanced apo C1 i cili është niveli minimal i kërkuar për të vepruar në një kompani, organizatë apo biznes, përqindja është mjaftë e ulët ku vetëm 6% e kandidatëve kanë arrit në test.
Britannica-ELT
KUJDES: Studimi është pronë e shkollës Britannica-ELT. Ju mund të shpërndani këtë pa pagesë përderisa përmbajtja dhe fotografitë nuk editohen si dhe referoheni tek linku i këtij studimi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.