News

NJOFTIM PËR OPINIONIN E GJERË

Menaxhmenti i shkollës BRITANNICA-ELT njofton opinionin e gjerӫ se përveç shkollës në lagjet Ulpiana dhe Tophane, qӫ tӫ dyja në Prishtinӫ, nuk ka tӫ bëjë me asnjë shkollë tjetër që mbanë  emrin Britannica.

Suksesi i shkollës Britannica, e vetmja e akredituar me kӫtӫ emӫr, ka nxitӫ apetite tek persona të  papӫrgjegjshӫm të cilët mundohen të përfitojnë nga puna jonë 10 vjeçare duke e kopjuar emrin, logon, ngjyrën, madje edhe webfaqen dhe të gjitha aktivitetet tona kurrikulare dhe ato extra kurrikulare. Këta persona (shkolla) fshihen pas identitetit dhe suksesit të shkollës Britannica-ELT duke i mashtruar qytetarët se kurset qe i hapin nëpër qendra të Kosovës kinse janë pjesë e shkollës Britannica në Prishtinë dhe kinse janë të autorizuar nga ana jonë që t’i hapin këto qendra.

Meqenëse kemi shume telefonata dhe e-mail-a me pyetjen e njëjtë “A është shkolla Britannica e juaja edhe në Pejë dhe në Gjilan?“, atëherë me këtë komunikatë po i përgjigjemi të gjithë të interesuarve për regjistrim të kurseve të gjuhëve të huaja se kurset e apostrofuara në Pejë dhe Gjilan nuk janë pjesë e shkollës Britannica të Prishtinës.

Po ashtu njoftojmë se së shpejti shkolla Britannica-ELT, e akredituar për mësimdhënie të gjuhëve të huaja nga mësimdhënës me eksperiencë të gjatë dhe të certifikuar ndërkombëtarisht në mësimdhënie, së shpejti do ta hapë shkollën e vet në Pejë e më pastaj në Gjilan e Ferizaj si dhe në të gjitha ato qytet ku tentohet të keqpërdoret emri i shkollës Britannica.

BRITANNICA-ELT

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.

Related News