News

Shpallje pune: Profesor të gjuhës Gjermane

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës në Britannica-ELT, Shkolle e Gjuhëve të Huaja në Prishtinë, për vitin shkollor 2015/2016.

1. Profesor te gjuhës Gjermane

Përshkrimi I punëve dhe të detyrave të punës:

- Për punën e vet në mënyrë të drejtpërdrejtë i përgjigjet drejtorit te studimeve;
- në punë paraqitet së paku 30 minuta para fillimit te orës së mësimit;
- njofton koordinatorin për mësim, përkatësisht punonjësen e administratës lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe problemet eventuale që paraqiten;
- bashkëpunon me mësimdhënësit tjerë dhe me koordinatorin me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së punës;
- planifikon dhe përgatitë mësimin në bazë ditore, mujore dhe periodike (për një nivel) dhe këtë e dëshmon para drejtorit te studimeve me materialet përkatëse;
- organizon dhe kontrollon, përkatësisht mere pjesë në testet me shkrim , apo provimet me gojë, në grupin për të cilin angazhohet, apo sipas nevojës në grupet tjera;
- mbanë evidence të saktë për orët , vijuesit,dhe procesin e mësimit sipas rregullave të punës dhe ditarit të mësimit;
- ndihmon në regjistrimin e kandidatëve të rinj si dhe mbanë përgjegjësinë për numrin e vijueseve në grupet e veta;
- kontakton me vijuesit-prindërit për mirëvajtjen e mësimit;
- është I detyruar që në procesin e punës të jetë vazhdimisht kreativ , të punon në zhvillimin e aftësive të veta për mësimdhënie, të përdorë material dhe literature shtesë në orë, të angazhohet që krahas mësimit t’i kontribuon edukimit të vijuesve (sidomos të fëmijëve dhe të rinjve);
- është përgjegjës për sigurimin e rregullsisë gjatë procesit mësimor dhe për ruajtjen e inventarit dhe të pajimeve në klasë.

Kushtet e Konkursit:

Për vendet e punës të shënuar më lartë, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale. Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj, duhet ti plotësojnë edhe kushtet e veçanta:

-Letër Motivuese
-Diploma e Fakultetit përkatës,
-Certifikata e lindjes,
-Kopjen e letërnjoftimit,
-Dëshmi mbi përvojën e punës ne fushën përkatëse
-Certifikatat e trajnimeve



Si të Aplikoni

Aplikoni duke dërguar CV tuaj në email adresen britannica@britannica-elt.com me subject: Profesor i gjuhës Gjermane.

Afati i fundit për aplikim është data 08 Tetor 2015.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.

Related News